Secondary Adv

Vijojne protestat kunder masave ne Zelanden e Re, dhjetera te arrestuar

Protestat kundër masave anti-covid vazhdojnë në Zelandën e Re, për të tretën ditë radhazi.

 

Rreth 50 persona janë arrestuar pas përplasjeve të shumta mes protestueseve dhe policisë. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë tubimin dhe kampin e improvizuar që ishte ngritur pranë parlamentit.

 

Protesta filloi të martën, në vazhdën e protestave të  kamionistëve kanadezë që filloi në janar, kundër vaksinimit të detyrueshëm të Covid-19. Në Zelandën e Re, qindra kamionë bllokuan distriktin Wellington të Parlamentit të martën.

 

Shumica e automjeteve u larguan pas 24 orësh. Zelanda e Re e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për personelin shëndetësor, ligjzbatues dhe arsimor. Sipas kryeministres Jacinda Ardern, 96% e Zelandës së Re është vaksinuar kundër Covid./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat