Secondary Adv

Transfertat e parave, BSH do krijoje regjister per kompanite

Ofruesit e shërbimeve të transfertave të parave, qofshin ato fizike apo elektronike, do të pasqyrohen në një regjistër publik.

 

Banka e Shqipërisë ka miratuar rregulloren për krijimin e regjistrit, ku do pasqyrohet çdo e dhënë mbi kompanitë dhe agjentët e tyre. Subjektet që do përfshihen në regjistër janë bankat dhe degët e bankave të huaja, institucionet e parasë elektronike, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për bankat; si dhe institucionet e pagesave.

 

Për institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike të licencuara, regjistri përmban të dhënat e mëposhtme: a) emrin e subjektit (sipas përcaktimit në licencë); b) numrin unik të identifikimit të subjektit (NUIS);

 

c) adresën e selisë qendrore të subjektit; d) kapitalin fillestar të paguar; e) identitetin (emrin) e aksionarëve/ortakëve me pjesëmarrje influencuese dhe përqindjet e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërisë;

 

f) identitetin e administratorit/ëve dhe personave përgjegjës për administrimin e subjektit; g) numrin dhe datën e licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë; h) adresën e degëve (nëse ka);

 

i) listën e veprimtarive/shërbimeve të lejueshme, që kryen subjekti. j) si dhe numrin dhe datën e vendimit për shfuqizimin e licencës nga Banka e Shqipërisë.

 

Bëhet fjalë për Shërbimet që mundësojnë depozitimin e parave fizike në një llogari pagese, si dhe të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e një llogarie pagese, apo Shërbimet që mundësojnë tërheqjen e parave fizike nga një llogari pagese, si dhe të gjitha veprimet e nevojshme për funksionimin e një llogarie pagese.

 

Në listë përfshihet edhe Ekzekutimi i transaksioneve të pagesave, duke përfshirë transferimet e fondeve në një llogari pagesash të çelur pranë ofruesit të shërbimit të pagesave të përdoruesit ose pranë një ofruesi tjetër të shërbimit të pagesave:

 

a) ekzekutimi i debitimeve direkte, duke përfshirë dhe debitimet direkte që bëhen vetëm një herë; b) ekzekutimi i transaksioneve të pagesave përmes një karte pagese ose nga një pajisje e ngjashme; c) ekzekutimi i transfertave të kreditit, duke përfshirë pagesat periodike./Burimi: SCAN


Më të lexuarat