Cmimet jane rritur ndjeshem muajt e fundit, BSH: Ja deri kur do vijojne
Rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në qershor.
Është ky vlerësimi që bën Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikës Monetare. Në analizën e institucionit mbikëqyrës bankar, në rritjen e deritanishme të inflacionit ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburantet.
Të dhënat tregojnë se në dy muajt e fundit, inflacioni shënoi 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë. Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm.
Megjithatë, kjo do të varet edhe nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare. Duke analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë, institucioni mbikëqyrës bankar vendosi të lërë të pandryshuar në 0.5% normën bazë të interesit për lekun.
Pas reduktimit të riskut të pandemisë, niveli i lartë i inflacionit është shndërruar në rrezikun kryesor për rimëkëmbjen e ekonomisë./Burimi: A2CNN