Mberrijne sot ne Kosove 500 mije doza vaksine, donacion i SHBA
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë do të arrijnë 514 mijë e 970 doza të vaksinës Pfizer, nga Presidenti i SHBA, Joe Biden.
Në njoftimin e MSH bëhet e ditur se vaksinat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX. “Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515,970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, ka bërë të ditur MSh-ja.
Në ceremoninë e pranimit të vaksinave do të marrin pjesë ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi e të tjerë.
“Në ceremoninë e pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë”, ka bërë të ditur MSH.
Ceremonia e pranimit të vaksinave fillon në orën 14:00, në hapësirat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./Burimi: Express