Tokat bujqesore, perfundon regjistrimi dixhital ne 41 njesi vendore
Ministria e Bujqësisë po zhvillon me intensitet procesin për zhvillimin e konsolidimin e tokës bujqësore, si hapi që do të zhvillojë konform standardeve tregun dhe prodhimin bujqësor vendas.
Në lidhje me administrimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, gjatë gjysmës së parë të këtij viti dikasteri i bujqësisë ka përgatitur dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dy ligje që synojnë përfundimin e procesit të plotësimit me tituj pronësie mbi tokën bujqësore të familjeve në territoret e ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, brenda periudhës qershor 2016.
Po kështu, në zbatim të tyre janë miratuar edhe aktet nënligjore përkatëse dhe ka filluar procesi i plotësimit të dokumentacionit, i cili do të përmbushet nga administratat e bashkive dhe monitorohet nga prefektët e qarqeve.Për të përmirësuar politikat e përdorimit efektiv të tokës bujqësore strukturat e ministrisë po punojnë për krijimin e sistemit të informacionit dhe funksionimit të një kadastre shumëqëllimore.
Deri tani, MB ka përgatitur harta dixhitale dhe baza e të dhënave me treguesit përkatës për 50 mijë ha tokë në Qarkun e Korçës dhe të Fierit. Ndërsa ka përfunduar përgatitja e regjistrit dixhiital të tokës bujqësore në 41 ish –komuna.