Dergohet ne Kuvend kerkesa per Reforme te re Territoriale, detajet
Opozita ka dërguar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit te Posaçëm Parlamentar per Reformën Administrativo-Territoriale.
Ajo është nënshkruar nga shtatë deputetë dhe parashikon që në përbërje komisoni të ketë 16 anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë mes përfaqësuesve të mazhorancës e të opozitës, i cili do të asistohet nga një komision ekspertësh.
Në kërkesë, deputetët e opozitës akuzojnë se Reforma e vitit 2014, jo vetëm ka prodhuar efekte negative në sigurimin e shërbimeve në favor të qytetarëve, por i ka siguruar mazhorancës përfitime politike.
Ata sjellin në vëmendje numrin e banoreve per njësi vendore ne 28 vendet e BE, ku mesatarja e popullsisë per njësi vendore është 5.580, shifër e përafërt edhe me rajonin, ndërkohë që sot, me 61 Bashki, numri mesatar i popullsisë shkon ne 47.000 banore per njësi.
Këto bashki të mëdha, nuk mbulojnë dot me shërbime qytetarët, duke qenë se janë të varura në masë të madhe nga Qeveria qendrore për furnizimin me fonde, të cilat, nga ana tjetër kanë shkuar në masë dërrmuese në favor të bashkive të majta.
Vetëm gjate 2017, Komiteti per Zhvillimin e Rajoneve ndau 93% te fondit per bashki te majta dhe vetëm 7% per bashki te djathta, theksohet në kërkesën e deputetëve të opozitës.
Nga ana tjetër, këto bashki të majta janë fryrë me personel, duke konsumuar një pjesë të mirë të fondeve për pagat e tyre dhe jo për shërbime.
Ndërkaq, thekson opozita, per shkak te bashkimit te Bashkive dhe Komunave ne një bashki te vetme, banoret kryesisht te zonave rurale jane braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja ne jetën e tyre per shkak te mungesës se shërbimeve.
Edhe pse banoret e zonave rurale paguajnë te njëjtat taksa dhe tarifa vendore, është evidente qe ato nuk arrijnë te marrin asnjë shërbimeve ne shumicën dërrmuese te zonave rurale./Burimi: SCAN