Secondary Adv

Holanda heq kufizimet per Covid-19: Rihapen stadiumet, kinemate dhe restorantet

Qeveria holandeze planifikon të heqë shumicën e rregulloreve shëndetësore në lidhje me pandeminë më 18 shkurt. 

 

Stadiumet, teatrot, kinematë dhe restorantet do të rihapen për vizitorët, pothuajse pa kufizime”, shkruan Kuipers, ministri holandez i Shëndetësisë, në një letër drejtuar parlamentit.

 

Ndryshimi lejon që restorantet të qëndrojnë të hapura deri në orën 01:00, në vend që të mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes. 

 

Megjithatë, numri i rasteve mbetet i lartë në Holandë, por numri i pacientëve që kërkojnë kujdes spitalor po rritet me një ritëm më të ngadaltë. Autoritetet shëndetësore holandeze thonë se ka rreth 4 800 raste për 100 000 banorë.

 

Qytetarëve holandezë do t’u kërkohet të vazhdojnë të tregojnë pasaportën e tyre Covid-19 për të hyrë në evente sportive, kulturore dhe vende publike sipas planeve të qeverisë./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat