Secondary Adv

Suedia rekomandon dozen e katert te vaksines, ja per cilen kategori

Agjencia Shëndetësore e Suedisë ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e sipër të marrin dozën e katërt të vaksinës Covid, me qëllim që të mos bie efektiviteti.

 

Në rekomandimin e bërë të hënën nga kjo agjenci thuhet po ashtu se doza e katërt rekomandohet për të gjithë personat që jetojnë në shtëpi të kujdesit apo ata që marrin shërbime asistence në shtëpi.

 

Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, tha Agjencia Shëndetësore. Suedia më herët gjatë këtij viti shënoi shifra rekorde të infektimeve, teksa varianti Omicron i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në mbarë shtetin.

 

Por, autoritetet suedeze kanë hequr kufizimet, duke argumentuar se simptomat më të buta nga varianti Omicron dhe fushata e imunizimit me doza përforcuese, kanë ulur presionin ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor.

 

“Doza përforcuese rrit mbrojtjen. Prandaj, ne besojmë se personat 80 vjeç e më të vjetër do të përfitojnë nga një dozë e dytë përforcuese”, tha epidemiologu Anders Tegnell. Agjencia Shëndetësore suedeze tha se dozat përforcuese duhet të jenë të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna./Burimi: REL


Më të lexuarat