1.2 milion leke per banesa me kosto te ulet per komunitetin rom
Njësitë vendore që duan të bëhen pjesë e programit të Ministrisë së Zhvillimit Urban për strehimin me kosto të ulët duhet që të paraqesin pranë kësaj ministrie projektet e tyre.
Në një udhëzim të veçantë të nënshkuar nga kreu Eglantina Gjermeni detajohet edhe mënyra si do procedohet si dhe masa që do t’i jepet çdo familjeje.
Udhëzimi në rastin konkret përcakton se përfitues të drejtpërdrejtë të këtij fondi do të jenë familjet e komunitetit rom dhe egjiptian që pranojnë të angazhohen dhe aplikojnë pranë bashkive përkatëse ku janë dy kategori:
• E para, projekte të përmirësimit të banesave me vlerë jo më shume se 650 mijë lekë çka do të thotë që familja rome apo egjipitane ka një banesë të sajën por ka nevojë për riparie që lidhen me shkallë, çati apo rikonstruksione të tjera që i përshtaten formës dhe invesitmit fillestar që ka ajo.
• E dyta, projekte të banesave të reja me vlerë jo më shumë se 1.2 milion lekë. Kjo do të thotë që familja e komunitetit rom apo egjiptian disponon truallin dhe ka nevojë vetëm për llogaritjen e kostos së ndërtesës, pra material dhe krah pune.
Ndërtimi synon një standard dhe hapësirë me kushte mesatare. Këto projekte do të prokurohen dhe ndiqen nga njësitë vendore të cilat do të raportojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në mënyrë të vazhdueshme. Sakaq paratë për këto projekte do t;ju kalojnë njësive të qeverisjes vendore në formë grantesh. Udhëzimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban bën të qartë se fondet e dhëna gjatë një viti duhet të përdoren për projektet pasi ato nuk mbarten në vitin pasardhës.