Secondary Adv

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall tenderin per 17 akset qe do te pajisen me sensore

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vendosë sesnorë për matjen e trafikut në gjithë vendin dhe saktësisht në 17 akse. Tashmë ky institucion ka shpallur edhe procedurën e prokurimit me një vlerë 53 milionë lekë pa TVSH duke pritur që operatorët e interesuar të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 12 nëntor.


Po cilat do të jenë akset që do të monitorohen për trafikun që kanë.  E para është Tiranë-Vorë dhe konkretisht parashikohet që sensorët të montohen diku tek Kthesa e Mamzës dhe tek Mbikalimi i Rinasit, Një aks tjetër është ai i By pass-it të Shkozetit.


Në listë është edhe aksi Klos-Bulqizë apo Plepa-Rrogozhinë e me radhë disa nga rrugët më të rëndësishme në vend. Në dokumentin e njoftimit të kontratës sqarohet se qëllimi i saj është krijimi i një baze të dhënash të saktë si dhe përpunimine  tyre për të pasur raporte të sakta mbi kohën dhe llojin e mjeteve që përdorin një rrugë të caktuar. Në fakt një bazë e tillë të dhënash jep edhe një informacion më shumë për autoritetet nëse në të ardhmen do të duan të kalojnë tek privati me koncension mirëmbajtjen dhe operimin e ndonjë aksi.


Aktualisht matja e trafiut në vend bëhet me 6 pajisje portative që disponohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që janë që nga viti 2000. Problemi që shfaqet sot është që matja e trafikur nuk mund të bëhet për një periudhë më të gjatë se dy javore ndërkohë që pajisjet kanë herë pas here defekte që lidhen me këputjen e sensorëve peumatikë për shkak të makinerive të tonazhit të lartë.


Po kështu këto pajisje shfaqin edhe dy problem të tjera siç është limitimi në matjen e numrit të automjeteve, deri në 10,000 automjete në 24 ore. Për një numër më të madh automjetesh  informacioni nuk është i saktë dhe i besueshëm.  Pajisjet aktuale nuk bëjnë dot kategorizim të automjeteve  dhe evidentim të shpejtësisë pasi nuk e suporton teknologjia që i përkasin.


Lista me asket ku do të vendosen sensorë:
1.    Tirane - Vorë(2)
2.    By Pass i Shkozetit
3.    Klos - Bulqizë
4.    Plepa – Rrogozhinë (2)
5.    Rrogozhinë – Lushnje (2)
6.    Lushnje – Fier (2)
7.    Fier – Vlorë (2)
8.    Levan - Tepelenë
9.    Vorë – Fushë Krujë
10.    Fushë Krujë – Milot (2)
11.    Milot – Lezhë
12.    Lezhë - Shkodër
13.    Ura Vajgurore - Berat
14.    Skuraj - Kukës (2)
15.    Kamëz – Fushë Krujë
16.    Rrogozhinë - Elbasan
17.    Elbasan - Librazhd


Më të lexuarat