Secondary Adv

Miratohet fondi, 223 mln leke per rikonstruksionin e 3 shkollave ne Kurbin

Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të 3 objekteve arsimore në Bashkinë Kurbin.

 

77 546 181 lekë për rikonstruksionin e gjimnazit “At’Shtjefen Kurti”; 53 382 817 lekë për rikonstruksionin e Kopshtit nr.3, Laç; 93 014 968 lekë për rikonstruksionin shkollës 9-vjeçare “Nike Tom Prela”.

 

Bashkisë Kurbin, në buxhetin e vitit 2022, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 44 788 793 lekë pa TVSH, që do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, sipas detajimit të mëposhtëm:

 

Caktohet Bashkia Kurbin, si njësi zbatuese për zbatimin e pikave të mësipërme, të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat