Secondary Adv

Kerkohet heqje graduale e masave ne Gjermani

Teksa vala e Omicron duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

 

Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch. “Megjithatë, piku nuk është arritur në departamentin për kujdes intensiv”, ka thënë ai.

 

Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus. Një javë më parë shifra ka shkuar në 226. Situata na lejon largim gradual dhe të kujdesshëm të masave për të kufizuar përhapjen e infektimeve, ka thënë Schaade.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të mërkurën planin me tri faza për të larguar pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit deri më 20 mars.

 

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, vetë mjek, ka bërë paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se “ende nuk jemi në ujëra krejtësisht të sigurt”.

 

Ai u ka bërë thirrje liderëve të 16 landeve federale – të cilët kanë pushtet për shumicën e politikave shëndetësore – që të mos veprojnë shumë shpejt. Lauterbach ka thënë se do të ekzistojë një “largim i ngadalshëm” nga kufizimet për luftim të pandemisë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat