Europa po i rikthehet normalitetit, vendet qe lehtesojne masat
Europa po del gradualisht nga masat e rrepta anti-Covid të shkaktuara nga pandemia.
Gjermania po lehtëson gradualisht kufizimet e vendosura nga shpërthimi i “Omicron”. Rastet ditore në vend janë në rënie dhe institucionet shëndetësore vlerësojnë se përshkallëzimi i valës së pandemisë i përket së shkuarës.
20 Marsi është caktuar si “Dita e Lirisë” për Evropën, ndërsa heqja e masave, siç dëshmohet nga dokumentet e shqyrtuara nga kancelari Olaf Soltz, do të bëhet në tre faza.
Fillimisht do të hiqen masat kufizuese për personat e vaksinuar plotësisht, ndërsa procedura e kontrollit të certifikatës së vaksinimit do të ndërpritet në ambientet e mbyllura siç janë dyqanet. Megjithatë, detyrimi për përdorimin e maskës mbetet.
Më pas do të hiqen kufizimet për grumbullimet në ambiente të jashtme, siç është natyra, ndërsa do vijojë të kërkohet certifikata e vaksinimit në baret dhe lokalet në ambiente të mbyllura.Të pavaksinuarit do të hyjnë në restorante me test negativ nga data 4 mars.
Kthimi në normalitet ka mbërritur edhe në Zvicër, ku nga nesër do të hiqen të gjitha kufizimet, madje edhe maska në ambiente të mbyllura. Austria do të bëjë të njëjtën gjë nga 5 marsi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve në mbarë botën u ul me 19% javën e kaluar, por numri i vdekjeve mbeti i qëndrueshëm./Burimi: abcnews.al