Secondary Adv

Nis sot zyrtarisht fushata per zgjedhjet e pjesshme lokale te 6 marsit

Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

 

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. KQZ vendosi që në 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

 

Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë. Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

 

KANDIDATËT:

Partia Socialiste

-Shkodër, Majlinda Angoni

-Durrës, Emiriana Sako

-Lushnje, Eriselda Sefa

 

-Rrogozhinë, Edison Memolla

-Vorë, Blerim Shera

-Dibër, Rahim Spahiu

 

Partia Demokratike

-Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

-Bashkia Dibër, Luan Haka

-Bashkia Vorë, Ymer Marku

 

-Bashkia Lushnje, Indrit Sefa

-Bashkia Durrës, Luan Hoti

-Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

 

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L

-Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

-Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

-Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

 

-Bashkia Durrës, Ardian Muka

-Bashkia Lushnje, Elton Bano

-Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

 

Partia e Lëvizja e Re

-Bashkia Durrës, Jonid Nano

-Bashkia Dibër, Dritan Torba./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat