Secondary Adv

Ashpersohen masat per kompanite qe deklarojne te dhena te paverteta

Kompanitë që deklarojnë të dhëna të pavërteta në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit do të penalizohen me gjoba deri 60 mijë lekë.

 

Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të cilat u publikuan këtë javë në Fletoren zyrtare. Specifikisht, Në nenin 74 pikat 2 të këtij ligji bëhet ndryshimi I mëposhëtm:

 

Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.

 

Ndërkohë që ashpërsim të penaliteteve do të kemi edhe në rastet kur kompanitë nuk respektojnë afatet kohore për deklarimin e të dhënave.

 

Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë, thekson një tjetër nen I ndryshuar në Ligjin për regjistrimin e bizneseve.

 

Regjistri duhet të përmbajë të dhëna, që i përkasin themelimit, veprimtarisë dhe çregjistrimit të subjekteve, çdo ndryshim në status dhe organizimin e subjektit, të dhëna, që i përkasin atij në lidhje me përfaqësimin, si dhe të dhëna të tjera, të parashikuara me ligj.

 

Detyrimin për regjistrim e kanë subjektet tregtare; b) shoqëritë e thjeshta, sipas dispozitave të Kodit Civil; personat fizikë, sipas kuptimit të Kodit Civil, që nuk kanë cilësinë e tregtarit, që ushtrojnë veprimtari ekonomike apo një profesion të pavarur; 

 

zyrat e përfaqësimit të shoqërive shqiptare dhe të shoqërive të huaja; shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit; shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë; çdo subjekt tjetër, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së./Burimi: SCAN


Më të lexuarat