Secondary Adv

Kriza ne Ukraine, Kancelari gjerman: Europa rrezikohet nga lufta

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, tha se ekziston frika e një lufte në Europë.

 

Scholz tha se perëndimi është i gatshëm t’i përgjigjet menjëherë veprimeve ushtarake ruse, por është gjithashtu e nevojshme të gjendet një rrugë diplomatike, shkruan The Guardian.

 

“Nuk ka asgjë që justifikon vendosjen e mbi 100,000 trupave në Ukrainë,” tha Scholz, duke paralajmëruar se Rusia do të gabonte nëse do të pushtonte Ukrainën.

 

Ai theksoi: “Në takimin tim me presidentin Putin të martën, e bëra të qartë se çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës do të ketë një çmim të lartë për Rusinë në aspektin politik, ekonomik dhe strategjik”.

 

Ai tha se ka shenja se Rusia është ende e hapur për negociata. Scholz hodhi poshtë pretendimet ruse për gjenocid në rajonin e Donbasit, duke i cilësuar si qesharake. Scholz tha se demokracitë kanë konkurrencë, por në planin afatgjatë ato janë sistemet më të adaptueshme dhe më elastike./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat