Secondary Adv

Holanda lehteson rregullat, ja cfare ju duhet per te udhetuar

Holanda ka lehtësuar masat për të gjithë ata qytetarë që hyjnë në këtë shtet, përfshi këtu edhe shqiptarët.

 

Lajmi është i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Kjo e fundit pohoi se duke nisur nga data 25 shkurt, udhëtarët që hyjnë në Holandë nuk janë të detyruar që të vetëkarantinohen.

 

Sipas njoftimit, për të hyrë në Holandë duhen; Certifikatën e vaksinimit, testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

 

NJOFTIMI I MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

 

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit,

si dhe testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

 

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat