Makinat angleze, kolaudim nga e para per ndryshimin e timonit
Të gjitha mjetet , të cilave u është ndryshuar krahu i timonit do ti nënshtrohen kontrollit nga e para për të qarkulluar në territorin Shqiptar.
Ministria e Transporteve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë mjete të cilave u është ndërruar krahu i timonit të kontrollojnë në distributorët e autorizuar sistemet e drejtimit, të pasqyrave, të ndriçimit, si dhe fshirëset e xhamave.“Të gjithë individët dhe subjektet që zotërojnë mjete, të cilave u është ndryshuar krahu i sistemit të drejtimit, duhet t’u adresohen distributorëve ligjore të mjeteve, për të kryer kontrolle të sistemeve dhe pajisjeve të mjeteve të tyre si më poshtë: Sistemi drejtimit; Pasqyrat e shikimit prapa; Fenerët përpara; Dritat e mjegullës nga pas; Fshirëset e xhamit të përparmë”, thekson në njoftimin zyrtar Ministria e Financave.
Kontrollet Ministria bën me dije se këto mjete do të kenë mundësi të vazhdojnë të qarkullojnë në territorin shqiptar, vetëm nëse kontrollet vërtetojnë se sistemet e mësipërme i përshtaten kushteteve teknike që zbatohen në vendin tonë. Ministria bën gjithashtu me dije se për një periudhë transitore, kontrollet do të bëhen nga koncesionarët zyrtarë të markave të makinave të cilat janë modifikuar.
“Vetëm nëse i kalon me sukses këto kontrolle, atëherë bashkë me dokumentacionin shoqërues zotëruesit e këtyre mjeteve, paraqiten në Drejtorin e Transportit Rrugor për regjistrim. Aktualisht këto makina sipas kodit rrugor nuk mund të regjistrohen. Kontrolli për një periudhë tranzitore do të bëhet nga distributorët ligjor të makinave”, thekson njoftimi i Ministrisë së Transporteve.
Masat Detyrimi për të unifikuar kushtet teknike të mjeteve me ato që parashikon legjislacioni shqiptar, vjen përmes paketës së re të masave të Ministrisë së Financave që parashikon ashpërsim të ndëshkimeve ndaj informalitetit si dhe shkeljet e sigurisë në këtë sektor. Paketa e re, synon rregullimin e tregut të taksive, rregullimin e tregut të shit-blerjes dhe importimit të makinave nga individë të caktuar, apo pajisja me bileta e gjithë pasagjerëve që përdorin transportin interurban.
Serviset Paketa parashikon edhe certifIkimin e servileve të automjeteve, i cili është një treg thuajse informal. Sipas Ministrisë, aktiviteti i këtyre operatorëve është shumë i rëndësishëm për sigurinë e jetës së qytetarëve prandaj ata që punojnë në pikat e servisit duhet të jenë të certifIkuar për të ofruar shërbime të tilla me qëllim që ajo çfarë ofrojnë ata, cilësia e shërbimit të jetë e garantuar dhe siguria që i ofrohet qytetarëve për çdo shërbim që i bëhet automjetit të jetë gjithashtu sa më e sigurt. Çertifikimi i serviseve, do të behët nga njësite e specializuara pranë ministrisë në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve të transporit rrugor.