Secondary Adv

Pezullimi i Nord Stream 2, Rusia paralajmeron rritjen e cmimit te gazit

Qeveria gjermane ndaloi përkohësisht procedurën e autorizimit për Nord Stream 2. 

 

Kancelari gjerman i ka kërkuar Ministrisë Federale të Ekonomisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm administrativë në mënyrë që të mos bëhet asnjë çertifikim i gazsjellësit për momentin.

 

“Dhe pa këtë çertifikim, Nord Stream 2 nuk mund të vihet në shërbim”. Scholzi vuri në dukje se masat e marra nga Rusia në lidhje me Ukrainën lindore përfaqësojnë ndryshimin e situatës.

 

Prandaj, situata duhet të rivlerësohet, “veçanërisht në lidhje me Nord Stream 2”. Për këtë shkak ai kërkoi nga Ministria e Ekonomisë që “të tërheqë te Agjencia Federale e Rrjetit raportin ekzistues për analizën e sigurisë së furnizimit”.

 

Kjo procedurë është “hap i nevojshëm administrativ në mënyrë që të mos bëhet tani asnjë çertifikim i gazsjellësit”. Ndërkohë pas pezullimit të Nord Stream 2 ka ardhur edhe reagimi i Moskës.

 

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Europën.

 

“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Mirë se vini në botën e re të guximshme ku europianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi Medvedev në Twitter./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat