Secondary Adv

Koncesionari kerkon rritje tarife per pompat, nafta mund te rritet serish

Edhe pse çmimi i naftën në vend ka arritur rekordin historik, qytetarët mund të përballen sërish me një rritje tjetër.

 

Kompania koncesionere “Noa Control”, e cila kryen kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve, ka dorëzuar në Ministrinë e Financave kërkesën për rritjen e tarifës së këtij shërbimi, e cila aktualisht është 14 mijë lekë për pompë në vit.

 

Duke qenë se kjo tarifë paguhet nga shoqëritë e karburanteve, transferohet si kosto direkte tek konsumatorët përmes rritjes së çmimit. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, bëri me dije se kjo kërkesë po shqyrtohet.

 

Nga ana tjetër, shoqëritë e transportit rrugor kanë paralajmëruar grevë për shkak të rritjes së çmimit të karburantit. Ministrja theksoi se është e hapur ti presë në një tryezë konsultimi.

 

Rritja e çmimit të naftës gjatë këtij muaji ka rritur kostot e qytetarëve dhe të bizneseve. Për ministren e Financave kjo situatë ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe se pritet të të jetë e përkohshme./Burimi: SCAN


Më të lexuarat