Rritja e naftes: Biznesi i vogel ne veshtiresi, paralajmeron protesta
Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm paralajmëron protesta nëse qeveria nuk reagon ndaj rritjes së çmimeve.
Nga Korça, kryetari i kësaj Shoqate, Albert Nasto, tha se rritja kryesisht e karburantit po i çon drejt falimentimit. Biznesi i vogël ngre alarmin se çmimi i naftës gati 200 lekë për litër po i çon drejt falimentit në një kohë të vështirë për ekonominë shqiptare.
"Bizneset po falimentojnë dhe do të falimentojnë ato biznese që kanë të bëjnë me karburantin. Pjesa dërmuese e tyre ka të bëjë me çmimin e karburantit dhe sa më i lartë të jetë karburanti do ulet fuqia blerësë, bizneset do të mbyllen dhe po mbyllen."
Ndaj ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë."Po i drejtohemi sot qeverisë shqiptare në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe dashamirëse që duhet të ulë taksat, të ulë taksat që ndikojnë në çmimin e lartë të karburantit."
Në rast të kundër, kryetari i Shoqatës Albert Nasto paralajmëron nisjen e protestave. "Nëse nuk ke i reagim nga qeveria për uljen e çmimit të karburantit dhe karburanteve në përgjithësi do të fillojnë protesta jo vetëm në Korçë, por gjithë Shqipërinë."
Por këtë të martë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë konfirmoi se rritja e çmimeve është e përkohshme dhe nuk mund të ndërhyhet në politikat fiskale vetëm se ka luhatje çmimesh./Burimi: Oranews.tv