Secondary Adv

Hapet sot panairi nderkombetar Energjia dhe Ndertimi 2015

Ka hapur dyert në kryeqytet panairi ndërkombëtarë me fokus energjinë dhe ndërtimin organizuar nga “Tirana Expo Center” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës.

 


Në këtë panair marrin pjesë 75 kompani shqiptare dhe të huaja, në fushën e energjisë së rinovueshme dhe ndërtimit nga Austria, Italia, Kanadaja, Greqia dhe Kroacia.E pranishme në çelje të panairit ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni vuri theksin tek standardet e vjetruara të ndërtimit që vijojnë të përdoren për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.


Në panair tërheq vëmendjen dhe një stendë e ALUIZNI-t për të gjithë qytetarët që duan të ankimojnë apo dhe të informohen mbi ecurinë e procesit për legalizimin e banesave të tyre.Panairi i parë ndërkombëtarë “Energjia & Ndërtimi” do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri në 25 tetor 2015, në ambientet e “Tirana Expo Center”.


Më të lexuarat