Secondary Adv

Ukrainasit drejt kufirit, Moldavia shpall gjendjen e jashtezakonshme

Presidentja e Moldavisë bëri me dije se sot vendi i saj do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe është gati të presë dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje.

 

“Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës, kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Santou.

 

Ndërkohë, dhjetëra makina kanë krijuar radhë në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë , bëjnë me dije mediat e huaja./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat