Bashkia e Lezhes njofton: Ndalohen ndertimet gjate sezonit turistik
Askush nuk do të lejohet të ndërtojë gjatë verës në zonat turistike të Lezhës.
Ky vendimi që ju komunikua ndërtuesve nga Kreu I Bashkisë Pjerin Ndreu u shoqërua me debate. “Ndërtuesit më 1 qershor nuk do kenë asnjë ditë punë nuk do hyjnë betoniere në Shëngjinë. O do bëjmë turizëm ose do ta shkatërrojmë turizmin.
80 përqind e operatorëve duan turizëm dhe 20 përqind duan ndërtim unë do marr 80%”, ka thënë Ndreu. ‘Qershori mund të jetë më orar të kufizuar në mëngjes ose darkë”, ka thënë Kryetari i dhomës së tregtisë Lezhë Pashk Palokaj.
Ndreu ja ka prerë se nga 1 qershori s’do ketë ndërtime. “Ndërtimi është krontribuesi më i madh se të gjithë dhe më kryesorja 90% e operatorëve turistikë janë dhe ndërtuese”, ka thënë Palokaj.
Ndreu lajmëroi se muajin e ardhshmem do nisë një aksion për zbatueshmërinë e kushteve teknike tek të gjitha objekte në ndërtim. Gjithashtu shtoi se do ndiqet penalisht kushdo që ndëron pa leje.
“Do monitojmë me kamera. Kamera fillimisht do ti vendosim në Shëngjin. As një tullë mos vendosni në mënyrë të paligjshme, kush guxon do ta çoj në prokurori. S’jam i varur nga askush, s’dua t’ja di për kërkënd, mos gaboni të vini një shtyllë mos gaboni të vini një mur.
Nuk mbaj në kurriz paligjshmërinë e askujt” ka thënë ndër të tjera kryebashkiaku i Lezhës. Ndërsa turoperatorëve ju kërkoi të mbajnë territorin pastër, në të kundërt paralajmëroi se nuk do të kursehen penalitetet./Burimi: abcnews.al