Secondary Adv

Dita e dyte e luftes ne Ukraine, rritet serish cmimi i naftes

Çmimet e naftës janë rritur sërish të premten, pas shqetësimeve për shtrëngim të furnizimeve, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e dytë.

 

Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur për më shumë se 2 për qind, përkatësisht 101 dollarë për fuçi, ndërkohë që luftimet janë shtuar afër kryeqytetit ukrainas, Kiev.

 

Mirëpo tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi janë stabilizuar pasi investitorët kanë vlerësuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë goditur Rusinë me sanksione.

 

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës së papërpunuar, pas Arabisë Saudite. Ajo është edhe eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror.

 

Evropa merr gati një të tretën e naftës së saj dhe rreth 40% të gazit nga Rusia, përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin ukrainas. Pas prezantimit të sanksioneve, janë rritur shqetësimet për rritje të çmimeve të naftës dhe mungesë furnizimesh në nivel botëror./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat