Secondary Adv

Raportet tregtare Kosove-Ukraine, miliona euro importe dhe eksporte

Sipas të dhënave të Doganës, nga viti 2019 e deri tash Kosova ka importuar produkte në vlerë mbi 81 milionë euro nga Ukraina. 

 

Kurse vetëm gjatë këtyre dy muajve, janë importuar produkte vlerë prej 5 milionë euro. Mallrat që Kosova ka eksportuar në Ukrainë vitin e kaluar kanë kapur vlerën e mbi 22 mijë eurove, ndërsa në vitin 2020 mbi 70 mijë euro.

 

Ukraina tashmë është në luftë. Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, Rusia filloi invazionin ushtarak dhe hodhi raketa në territorin e këtij shteti, duke filluar kështu një luftë në Evropë.

 

Situata aktuale atje mund ta detyrojë vendin që produktet që i ka importuar deri tash nga ky shtet, t’i kërkojë nëpër vende të tjera. Por, çfarë importon Kosova saktësisht nga Ukraina dhe sa ka qenë vlera e importit në tri vitet e fundit?

 

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës nga viti 2019 e deri tash Kosova ka importuar produkte në vlerë mbi 81 milionë euro nga Ukraina. Vetëm gjatë këtyre dy muajve, vendi ynë ka importuar produkte nga ky shtet në vlerë prej 5 milionë euro.

 

Sipas Doganave të Kosovës, vlera e mallrave ukrainase, të importuara në vitin 2020, ka qenë rreth 19 milionë euro, ndërsa, vitin e kaluar, kjo vlerë gati është dyfishuar: mbi 36 milionë euro.

 

Mallrat që Kosova ka eksportuar në Ukrainë vitin e kaluar kanë kapur vlerën e mbi 22 mijë eurove, ndërsa në vitin 2020 mbi 70 mijë euro. Produktet që importohen më së shumti nga ky shtet janë kryesisht ato të tekstilit. Por, edhe ato ushqimore.

 

Pula të therura e të pastruara, arra, çokollata, grurë, misër, biskota, vaj ushqimor luledielli, sheqer e gjalpë janë vetëm disa prej produkteve ushqimore me të cilat janë furnizuar kosovarët nga ky shtet.

 

Përveç këtyre produkteve, kosovarët furnizohen nga Ukraina edhe me pasqyra, enë, gota, kavanoza, llamarina, ventilatorë, zile, llampa, mobile dhe lodra. Nuk ka munguar edhe Mielli, kafe, çaj, vaj, tekstil, qeramikë.

 

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni të gjitha produktet që janë importuar nga Ukraina, që nga viti 2019. Sipas të dhënave të Doganave, Kosova është skajshmërisht e varur nga importi.

 

Mbi 4.6 miliardë euro ka qenë vlera e produkteve të importuara në Kosovë në vitin 2021, ndërsa shumë më pak, 712 milionë euro, ka qenë vlera e eksporteve.

 

Kosova importon kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe nga vendet nënshkruese të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA): Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

 

Kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund t’i rrisë edhe më shumë çmimet e produkteve në tregun e Kosovës./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/raportet-tregtare-kosove-ukraine-miliona-euro-importe-dhe-eksporte-mes-dy-shteteve/


Më të lexuarat