Secondary Adv

Rusia gati per negociata me Ukrainen, cakton vendin e takimit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, raporton agjencia zyrtare ruse e lajmeve RIA Novosti.

 

Por ai tha se kjo do të sillte shpalljen e një “statusi neutral” të Ukrainës – i cili do të përfshinte çmilitarizimin. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

 

Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet mbi këtë bazë. Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014.

 

Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje. Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat