Zelensky njofton: Nje shtet Europian i ofron asistence ushtarake
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës.
Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyi ka thënë se është mirënjohës ndaj kryeministres së Suedisë për ndihmën e ofruar. “Suedia i ka ofruar asistencë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës. Mirënjohës ndaj Kryeministres së Suedisë për përkrahjen e saj efektive.
Duke ndërtuar një koalicion anti-Putin bashkë”, ka shkruar Zelenskyi.
Sweden provides military, technical and humanitarian assistance to Ukraine. Grateful to @SwedishPM for her effective support. Building an anti-Putin coalition together!
Zelensky tha sot se Rusia është duke planifikuar që ta vrasë atë dhe se grupet sabotuese të armikut tashmë ndodhen në kryeqytetin e vendit të tij, në Kiev. “Armiku më ka identifikuar mua si objektivi numër një. Familja ime është objektivi numër dy.
Ata duan që ta shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke e shkatërruar kreun e shtetit”, tha presidenti ukrainas. Një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha: “Qëllimi strategjik qartazi është zëvendësimi i qeverisë së Zelensky-t dhe kontrolli i plotë i vendit”, shkruan Financial Times.
Banorët e Kievit u zgjuan të premten nga shpërthimet që ndodhën pak pas orës 4. Raportohet se automjetet e blinduara të ushtrisë ruse kanë hyrë në distriktin verior të Kievit, Obolon.
Zyrtarët perëndimorë thanë se rezistenca më madhe sesa që është pritur e Ukrainës ngadalësoi dy objektiva kyçe të Rusisë – rrethimin e Kievit dhe kapjen e qytetit tjetër, Kharkiv, që është i dyti në Ukrainë për numër popullsi./Burimi: Balkanweb