Ukraine, Holanda ndihmon me raketa kunderajrore, Britania dergon arme
Holanda ka dërguar 200 raketa kundërajrore “Stinger” në Ukrainë. Mjetet ushtarake do të shkojnë në vend “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Kështu i kanë shkruar Dhomës së Përfaqësuesve, ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra dhe ministrja e Mbrojtjes Kajsa Ollongren drejtuar Tweede Kamer. “Për këtë kërkesë është bërë një rishikim i kujdesshëm ndaj kritereve të eksportit të armëve, por i shkurtuar në funksion të rrethanave të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.
Stinger është një raketë (e lëvizshme) e drejtuar me infra të kuqe. Ato janë 1.5 metra të gjatë dhe peshojnë më shumë se 16 kilogramë. Me një shpejtësi prej 2400 kilometrash në orë, ato mund të përdoren në objektiva në një rreze prej 0,5 deri në 5 kilometra.
Më herët, kabineti ra dakord të dërgonte edhe mallra ushtarake në vend. “Mallrat e tjera do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur, por Holanda, si vendet e tjera, po lufton me sfidat logjistike”, përmbyllet raporti.
Britania e Madhe dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë "ndihmë humanitare ose arme". Mbretëria e Bashkuar po punon për të koordinuar mënyrën se si ndihma ushtarake do të shpërndahet dhe "të vihet në duart e Ukrainës".
Përpjekjet diplomatike britanike po punojne për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare SWIFT.
“Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar – por pozicioni ynë është i qartë”, tha Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey./Burimi: Shqiptarja.com