Rritet interesi per prona, shtrenjtohen apartamentet ne Korce
Shtimi i interesit për prona në Korçë, është një prej arsyeve që ka ndikuar në rritjen e çmimit.
Sipas të dhënave të agjencive imobiliare çmimi për metër është rritur me 150 euro në pak muaj. Ndërtimet e reja në Korçë janë shtuar e bashkë me to edhe çmimet janë rritur. Këtë vit një metër katror atje shitet 100 deri në 150 euro më shtrenjtë.
"Çmimet relativisht janë rritur, në krahasim me dy vite më parë janë rritur me rreth 100-150 euro për metër katror." Shkaqet e rritjes së çmimeve janë të ndryshme duke nisur nga materialet e ndërtimit.
"Rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit,e cila ndikon kryesisht në kosto, është kërkesa e madhe për blerje." Blerësit më të mëdhenj janë kryesisht emigrantët, ose personat që duan të investojnë në Korçë.
"Kryesisht ka një fokus te klientët të cilët vijnë ose nga jashtë Shqipërie, ose nga Tirana." Sipas parashikimeve, çmimi i pronave do të vazhdojë të jetë në rritje.
"Shumë apartamente po kthehen në shtëpi pushimi, ose po blejnë shumë qytetarë jashtë Korçës të cilët ecin me parimin "të kemi një pronë në Korçë."
Sipas agjencive imobiliare, Çmimi për metër katror për banesë në 2021 ka qenë 470 euro, ndërkohë në 2022 shkon deri në 600 euro m2./Burimi: Oranews.tv