Secondary Adv

Zelensky: Ukraina te anetaresohet urgjentisht ne Bashkimin Evropian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Bashkimit Evropian të hënën "të pranojë urgjentisht Ukrainën" në BE.

 

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që urgjentisht të pranojë Ukrainën duke përdorur një procedurë të re. Ne u jemi mirënjohës partnerëve që qëndruan me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe të jemi të barabartë me ta.

 

Jam i sigurt që e meritojmë. Jam i sigurt se është e mundur", tha Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit. Zelensky tha se ai foli të dielën me presidentët e Portugalisë, Lituanisë, Francës dhe Polonisë, si dhe kryeministrat e Belgjikës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 

"Mbështetja e koalicionit tonë kundër luftës është e pakushtëzuar dhe e paprecedentë," tha Zelensky./Burimi:Shqiptarja.com


Më të lexuarat