1 mln doza vaksine Pfizer ne 2022, 300 mije vijne brenda marsit
Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale.
“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave.
Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, tha Manastirliu.
Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu ka bërë me dije se janë kryer mbi 2.7 milionë vaksinime, brenda dhe jashtë vendit, teksa foli edhe për vaksinimin e fëmijëve.
Kjo marrëveshje garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcuese, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshje, garantojmë edhe vaksinat pë moshat pediatrike”, tha Manastirliu.
Sa i përket situatës epidemilogjike, Manastirliu deklaroi se akutalisht kemi ulje të rasteve ditore dhe situata në spitale paraqitet e kontrolluar. Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliardë lekë për procesin e vaksinimit anti-COVID.
Bashkë me vaksinat që pritet të mbërrijnë nëpërmjet instrumentit Covax gjatë 2022, janë mbi 5 milionë doza vaksine që do të kenë mbërritur në Shqipëri që prej fillimit të procesit të vaksinimit.
Në tërësi, mbi 70% e dozave të vaksinave anti-COVID është financuar nga qeveria shqiptare. Përthithja e dozave të vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri është mbi 82%./Burimi: Shqiptarja.com