![Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike](images/news/Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike.jpg)
Zbardhet plani per 35 kompanite, ja kush do falimentoje
Qeveria dhe Banka e Shqipërisë do të përzgjedhin shoqëritë e kredive të këqija që do të ristrukturohen. Afati përfundimtar i 35 kompanive që kanë peshën më të madhe të kredive të këqija në Shqipëri do të vendoset brenda dhjetorit.
“Top Channel” zbardh planin zyrtar të masave që autoritetet do të vënë në jetë për të zgjidhur një nga ngërçet më të mëdha të ekonomisë, atë të kredive me probleme. Plani, i bashkëfirmosur nga autoritetet më të larta të vendit, përkatësisht Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori Gent Sejko, parashikon 12 masa, por ajo më e rëndësishmja është trajtimi i borxhlinjve më problematikë të vendit.
Plani për 35 kompanitë
Sipas dokumentit, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe asistencën e Bankës Botërore do të përcaktojë brenda muajit dhjetor se sa nga 35 kompanitë do të shkojnë për ekzekutim, sa do të çohen në falimentim dhe cilat do të ristrukturohen. Pas këtij përcaktimi, brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm i gjithë plani duhet të jetë ekzekutuar.
Të dhënat zyrtare tregojnë se 35 kompanitë në fjalë, emrat e të cilave nuk bëhen publike, kanë mbi 52 për qind të totalit të kredive me probleme. E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se këto kompani ose grupe tregtare, kanë në total rreth 65 miliardë lekë ose 550 milionë dollarë kredi të këqija, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare. Megjithatë, edhe pse është një nga pikat më të rëndësishme, ajo e trajtimit të borxhlinjve më problematikë, nuk është e vetmja.Veç kësaj autoritetet parashikojnë edhe 11 masa të tjera të detajuara nga amendimet në Kodin e Procedurës Civile, deri në ndryshimin e procedurave të përmbarimit, për t’i bërë ato efikase.
Borxhi i keq në ekonomi
Brenda vitit pritet të miratohet edhe ligji i ri i falimentit, i cili e bën më të lehtë vendosjen në faliment të kompanive të vdekura financiarisht. Autoritetet thonë se është e rëndësishme që të zgjidhnin ngërçin e krijuar nga borxhi i keq në ekonomi. Dy muajt e ardhshëm pritet të jenë intensivë në këtë drejtim, pasi shumica dërrmuese e masave për uljen e kredive të këqija, qoftë ndryshimet ligjore apo ato procedurale, e kanë si afat përfundimtar fundin e vitit.
Në fund të tremujorit të dytë, kreditë e këqija ishin rreth 20.3 për qind e totalit, ose mbi 110 miliardë lekë. Ky zhvillim reflekton përshpejtimin e procesit të pastrimit të bilancit të bankave nga kreditë e humbura, gjatë gjysmës së dytë të periudhës. Vlera e kredisë së fshirë shënon rreth 11 miliardë lekë dhe përfshin 12 banka të sektorit. Si rezultat, në fund të qershorit 2015, raporti i kredive me probleme shënoi 20.9 për qind, duke rënë me 2 pikë përqindjeje ndaj nivelit në dhjetor 2014, nënvizohet në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë 2015.
Brenda strukturës së kredive me probleme, huat e klasifikuara “të dyshimta” janë zgjeruar gjatë periudhës, me rreth 4 pikë përqindjeje, duke zënë 23% të kredive me probleme, dhe duke përfaqësuar një burim potencial rreziku për t’u shndërruar në kredi “të humbura”. Kreditë e klasifikuara si “të humbura”, ranë me 7.4 për qind në terma vjetorë dhe vijojnë të përbëjnë rreth 51 për qind të kredive me probleme. Ndryshimet e rregullores nga BSH, që nxisnin ristrukturimin e hershëm të kredisë, vijojnë të japin efekt për banka të veçanta.
Në nivel sektori, në fund të muajit qershor 2015, raporti i kredive me probleme do të ishte 0.95 pikë përqindje më i lartë (ose në nivelin 21.9 për qind) në mungesë të këtyre masave, vlerëson Banka. Kolateralizimi i lartë i kredive me probleme iu jep mundësi bankave të rikuperojnë vlerën e saj, por meqenëse shumica e garancive janë pasuri e paluajtshme, ndërlikohet procesi për shkak të vështirësisë së ekzekutimit. Nevoja për një rritje më të shpejtë ekonomike, evidentohet si një faktor i rëndësishëm edhe nga industria bankare për zgjerimin e ndërmjetësimit financiar. Për këto arsye, oferta dhe kërkesa për kredi mbeten nën potencialin e tyre, duke nxjerrë në pah vështirësitë që ndikojnë në procesin e zgjidhjes së kredive me probleme.
Në këto kushte, Banka e Shqipërisë deklaron se do të monitorojë dhe ndjekë realizimin e planit të veprimit të miratuar së bashku me qeverinë për uljen e nivelit të kredive me probleme, i fokusuar në përmirësimet ligjore dhe rregullative. Po ashtu, BSH zotohet se do të kryejë veprimet e nevojshme që përmirësojnë procesin e ekzekutimit të kolateraleve.
Më të lexuarat
![Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike](images/news/Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike.jpg)
![Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin](images/news/Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara.jpg)
![Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin, rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin, rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës](images/news/Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin.jpg)
![15.5 mld lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore, ARRSH njofton nisjen e punimeve 15.5 mld lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore, ARRSH njofton nisjen e punimeve](images/news/15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore.jpg)
![Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024 Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024](images/news/Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024.jpg)
![BB: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet BB: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet](images/news/Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet.jpg)
![KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë](images/news/KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë.jpg)
![Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse](images/news/Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse.jpg)
![Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë](images/news/Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë.jpg)
![Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta](images/news/Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për kredive të buta.jpg)