Secondary Adv

Nga transportet tek tregtia, 28 marreveshjet Rusi-Shqiperi qe pezullohen

Zbatimi i pothuajse të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rusisë, të nënshkruara pas viteve 1990, është pezulluar pa afat.

 

Sanksionet atakojnë udhëtimin e diplomatëve dhe njerëzve të biznesit, sektorët e financës, energjisë, transportit, teknologjisë dhe sportit, ndërsa parashikojnë mbylljen e hapësirës ajrore. Po cilat janë marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Rusisë që do të ‘ngrijnë’ pas aplikimit të sanksioneve ndaj Moskës?

 

Masa bllokuese të Shqipërisë do të pezullojnë pa afat zbatimin e marrëveshjes mes Rusisë dhe Shqipërisë mbi transportin detar dhe ajror, për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve, mbi bashkëpunimin në fushën e investimeve, të tregtisë, të kulturës dhe ndoshta marrëveshjen mbi njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit.

 

Sanksionet pritet të ndikojnë duke ‘ngrirë’ zbatimin marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit, të bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë ruse dhe Dhomës së Tregtisë shqiptare, mes televizioneve shtetërore të dy vendeve, mes dy bankave qendrore, marrëveshjen në fushën arkivave, konsultimeve diplomatike, energjisë etj.

 

Ndërkaq, edhe Rusia është përgjigjur duke ndaluar linjat ajrore me vendet evropiane. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë sanksionet e Tiranës ndaj Moskës në ekonominë Shqiptare.

 

Gjithsesi lufta në Ukrainë është reflektuar menjëherë në Shqipërisë. Çmimi i miellit dhe bukës ka nisur të rritet deri në 20 % në mënyrë abuzive.

 

Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Rusisë: 

Marrëveshja mbi transportin automobilistik dhe ajror

 

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën arkivave

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë

 

Marrëveshja bashkëpunimi në fushën e turizmit

Marrëveshje mbi transportin detar 

 

Marrëveshja mes Rusisë dhe Shqipërisë për udhëtimet e ndërsjella të qytetarëve

Marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës

 

Protokolli midis MPJ ruse dhe MPJ shqiptare mbi konsultimet

Marrëveshja mbi njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit

 

Konventë për shmangien e tatimeve të dyfishta lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin

Marrëveshja bashkëpunimi midis Dhomës së Kontabilitetit të Rusisë dhe KLSH-së.

 

Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë Diplomatike të Rusisë Akademisë Diplomatike të RSH 

Marrëveshje bashkëpunimi midis “EES Rusia” dhe KESH

 

Marrëveshja midis qeverise ruse  dhe qeverisë shqiptare mbi rregullimin e borxhit

Konventa për heqjen e tatimit të dyfishte për tatimet ndaj të ardhurave dhe mallit

 

Konventa konsullore midis Rusisë dhe Shqipërisë 

Marrëveshje midis Bankës Qendrore të Rusisë dhe Bankës së Shqipërisë

 

Memorandumi bashkëpunimi mes ministrive të ndërtimit

Marrëveshje midis Akademisë Ruse të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 

 

Protokolli për miqësinë dhe bashkëpunimin midis qyteteve të Moskës dhe Tiranës

Marrëveshje për nxitjen e mbrojtjes se ndërsjellë të investimeve

 

Marrëveshje mbi tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko shkencor 

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e postave dhe ndërlidhjes elektrike

 

Marrëveshje midis Dhomës së Tregtisë ruse dhe Dhomës së Tregtisë shqiptare

Marrëveshje midis RTV shtetëror rus dhe RTSH shqiptar

 

Marrëveshje mbi bashkëpunimin midis ministrive të punëve të brendshme të dy vendeve

Marrëveshja mbi transportin automobilistik ndërkombëtar

 

Marrëveshja në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjen e mjedisit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat