Secondary Adv

Sanksionet ndaj Rusise, Algjeria gati te furnizoje BE me gaz

Firma shtetërore e naftës dhe gazit algjeriane është gati të furnizojë BE-në me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.

 

Kjo është në rast të rënies së furnizimit me gaz për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. CEO i Sonatrach, Toufik Hakkar tha se kapaciteti i paplotësuar në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.

 

Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Evropë. Shtetet e Bashkuara kishin kontaktuar Algjerinë dhe vendet e tjera për alternativa të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Evropë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat