Secondary Adv

Mblidhet sot OKB, votohet rezoluta per denimin e pushtimit rus

Asambleja e OKB thirret të votojë sot një projekt-rezolutë që dënon Rusinë për pushtimin në Ukrainë, duke i bërë thirrje Kremlinit për tërheqjen e menjëhershme.

 

Perëndimi dhe OKB-ja akuzojnë Moskën për shkeljen e nenit 2 të Kartës së OKB-së, i cili thotë se anëtarët e OKS-së duhet të shmangin kërcënimet dhe përdorimin e forcës për të zgjidhur një krizë.

 

Nga ana e saj, Rusia pretendon se po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtje, siç parashikohet në nenin 51 të Kartës. Për të miratuar projektvendimin, i cili po promovohet nga BE në koordinim me Kievin, duhet të merren dy të tretat e votave të vendeve pjesëmarrëse në votim.

 

Të hënën dhe të martën, gjatë një ”takimi të jashtëzakonshëm” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u duk se shumica dërrmuese e vendeve denoncojnë sjelljen e Rusisë.

 

Gjithashtu gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, shumë vende afrikane dhe të Amerikës Latine u rreshtuan në anën e SHBA-së dhe BE-së dhe denoncuan pushtimin rus./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat