Hiqet ora policore, rekomandohet vaksinimi nga mosha 12 vjec
Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku po njoftohen të dhënat e fundit mbi pandeminë e COVID-19 në vend.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve bëri me dije se do të hiqet ora policore. "Nga këto informacione, kuptohet që kemi situatë më të favorshme epidemiologjike se 1 javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë vazhdon të mbetet e tillë.
Ata që janë të infektuar me COVID do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga ajo 10 ditore që ka qenë më parë. vaksinimi është e këshillueshme të fillojë që nga mosha 12 vjeç për të gjithë fëmijët jo vetëm për ata me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për ata që do hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit apo testi PCR. Për ata që nuk i kanë mbet në fuqi izolimi siç është rekomanduar. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç.
Në aeroporte do lejohen të hynë vetëm pasagjerët që do udhëtojnë. Vijon ë mbete në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambiente e mbyllura. Mbetet në fuqi masa për grumbullimet.
Mbete në fuqi edhe lejimi për grumbullimin deri në 50% të kapacitetit të ambienteve. Hiqet ora policore, por ndryshimi i këtyre masave do shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike.
Vjen në radhë të parë nga procesi i vaksinimit, që ko situatë të jetë e tillë dhe t’i ndalim qarkullimin e virusit si dhe mutacionet e tij duhet të vazhdojmë me intensitet vaksinimit. Të fillojmë që në moshën 12 vjeçare të vaksinohen. Ky ndryshim fillon në tre mars", tha ajo./Burimi: Shqiptarja.com