Secondary Adv

OSSH kerkon tjeter rritje tarifash, preken bizneset e liberalizuar

Teksa bizneset në treg të lirë energjie po përballen me çmime të larta, OSSH ka rishikuar aplikimin për tarifën e shpërndarjes, duke kërkuar nivel më të lartë.

 

Sipas aplikimit të mëparshëm, OSSH kërkoi që për klientët e lidhur në tensionin 35 KV, që janë pikërisht bizneset e liberalizuar, tarifa e shpërndarjes të shkonte në 2.61 lekë/kwh, nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht.

 

Ndërkohë që, në shkresën e fundit, kompania publike e shpërndarjes kërkon që kjo tarifë të jetë 2.62 lekë/kwh, duke argumentuar se  kërkesa vjen si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit në tregun e lirë.

 

Ndërkaq, për tensionin 20/10 dhe 6 KV, në aplikimin e ri kërkohet një tarifë shpërndarjeje prej 4.14 lekë/kwh, nga  3.99 lekë/kwh që u kërkua më herët, teksa aktualisht është 3.9 lekë/kwh.

 

Në këtë kategori bëjnë pjesë rreth 7500 biznese të lidhur në tensionin 20 KV, që kanë plotësuar kushtet për të dalë në treg të lirë energjie, por për shkak të çmimeve të larta të energjisë në tregun e lirë, qeveria shtyu afatin me 6 muaj, teksa aktualisht po i faturon me 18.8 lekë/kwh.

 

Për klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjerë të tensionit, OSSH aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes prej 4.79 lekë/kwh, ndërkohë që në aplikimi fillestar u kërkua që kjo tarifë të shkonte në 6.63 lekë/kwh, ndërsa tashmë kërkohet një rritje në 6.69 lekë/kwh.

 

Rritja e këtyre tarifave ndikon në çmimin fundor të energjisë, pasi është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e tij. Ndërkohë që, është ERE që do të përcaktojë nivelin e tyre. Përfaqësues të këtij dikasteri thanë se vendimi pritet të merren në mesin e muajit mars./Burimi: Scan


Më të lexuarat