Secondary Adv

Tatimet njoftojne: Aplikimet per rimbursimin e TVSH vetem online

Nga data 7 mars 2022, çdo kërkesë për rimbursimin e TVSH-së do të bëhet vetëm online, përmes Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së.

 

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, e cila ka vënë në dispozicion udhëzuesin, orjenton tatimpaguesit hap pas hapi për mënyrën sesi duhet të përdoret platforma online e rimbursimit.

 

Sipas DPT, një nga objektivat parësorë, që do të realizojë përdorimi i platformës digjitale është eliminimi përfundimtar i kontakteve fizike me punonjësit e administratës tatimore, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi, si edhe çlirimi i tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe nga koha e pritjes.

 

Falë automatizimit të sistemit, platforma digjitale e rimbursimit të TVSH do të garantojë transparencë të plotë në trajtimin e kërkesave sipas radhës, duke mundësuar në kohë reale përmes numrit të referencës edhe gjurmimin e statusit të aplikimit nga vetë tatimpaguesi, nё llogarinё e tij nё e-Filling.

 

Konkretizimi i këtij projekti të rëndësishëm në funksion të tatimpaguesve vjen si angazhim i pakthyeshëm i qasjes që Administrata Tatimore ka për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve publike ndaj tatimpaguesve, që falë platformës online do të kursejnë kohë dhe do të përfitojnë shërbim cilësor.

 

*Për më shumë informacion, Administrata Tatimore fton taksapaguesit të telefonojnë numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.

 

Udhezuesi i perdoruesit per aplikimin e kerkeses per rimbursim te TVSH-se./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/nga-7-marsi-aplikimet-per-rimbursimin-e-tvsh-se-vetem-online/


Më të lexuarat