Secondary Adv

Naftetaret kunder vendimit per kufizimin e cmimit te naftes ne Kosove

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë.

 

Këtë vendim Qeveria thotë se e ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve. Mirëpo, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë. Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë për kufizimin për rritjen e çmimit të derivateve të naftës.

 

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka marr vendim që ta përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës. Siç ka treguar Qeveria kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve.

 

Por kryetari i kësaj Shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se si Shoqatë nuk kanë pasur takim me krerët e Qeverisë për këtë vendim. Ai tha se në emër të Shoqatës e kundërshtojnë, pasi sipas tij, me kufizimin e Qeverisë, nuk mund të mbijetojmë. 

 

“Sa i përket vendimit të qeverisë unë si kryetari shoqatës së naftëtarëve nuk kam pas takim lidhur me këtë, pa marrë parasysh se e kemi pasur takimin me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë.

 

Lidhur me këtë vendim, unë kam dëgjuar mbrëmë prej kolegëve të mi të cilët thanë se është vendim që i cili i dëmton bizneseve tona. Këtë vendim në emër të shoqatës së naftëtarëve e kundërshtoj”.

 

Kurse, Bislim Muqa, drejtor i kompanisë “Labirint”, tha se në këtë mbledhje është dashur me qenë prezent edhe dikush nga ministria Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë. “Ky vendim është nuk është i qartësuar sepse nuk e specifikon a është fitimi neto a është bruto.

 

Vendimi qeveritar e theksoj një paragraf për mbrojtjen e konsumatorit që mendoj se duhet të ulet akciza në këto lloj krize kur bota po kalon në një krizë për shkak të ngjarjeve në mes të Rusisë dhe Ukrainas dhe për shkak të sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë.

 

Kemi bërë një llogaritje me stafin e financave dhe del se vetëm shpenzimet në pompat private me pakicë lëviz nga 8.5 për qind deri në 11.5. Pra këto janë shpenzime të cilat i bëjmë”. “Çmimi aktual i derivateve i cili nuk ndikohet nga ne”.

 

Ndërkaq, Burlim Leci, drejtor menaxhus në “IP Petrol”, tha se kohëve të fundit ka rritje enorme të derivateve e se është trend global njëherë për shkak të pandemisë e tash të luftës në Ukrainë.

 

“Është e dhimbshme çmimi aktual i derivateve i cili nuk ndikohet nga ne, ne ndikohemi prej blerjes së çmimit për të caktuar çmimin. Shpesh po thonë pse çmimet në Kosovë janë më të shtrenjta se në Maqedoni të Veriut, por u them sepse Maqedonia e Veriut e ka akcizën më të lirë”, tha ai.

 

E përfaqësuesi i kompanisë “Shell Kosova”, tha se shpenzimet e tyre janë shumë të mëdha. Ai tha se vetëm për një muaj shpenzimet mujore kapin shifrën e 850 mijë eurove.

 

“Vetëm “Shell Kosova” kosto fikse i ka që pagan rrymë, qira, në muajt i ka 850 mijë euro e që kjo i bie që në bazë të shitjes është mbi 16 cent për me qenë merzha për të mbuluar këto shpenzime.

 

Duke mos i llogarit obligimet ndaj bankave, edhe ato këste janë mujore të cilat jemi të obliguar ti kryejmë”, tha ai. Për fund, Berjani ka paralajmëruar një takim me ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, për t’ia shprehur siç ka thënë ai shqetësimet dhe brengat e tyre.

 

“Takimi në 14:30 e kemi me ministren Hajdari do të shkojmë me një ekip, dhe do të shprehim këto brenga çfarë i kemi deri më sot dhe mos të mendohet se sektori i naftës fiton aq shumë.

 

Ma merr menja që realiteti veç është duke u ditë se ka qenë koha pandemisë kemi qenë më të lirët në regjion me 78 cent u shit një litër derivat. Pse nuk është bërë panik te qytetarët. Unë prapë po e them se në regjion jemi më të lirë”.

 

Sipas vendimit të Qeverisë obligohen gjitha deponitë e pikat e shitjes së naftës të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 për qind të kapaciteteve të tyre deponuese për qëllimeve të rezervave emergjent.

 

Masat e vendosura janë:

1.1. Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes;

1.2. Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.

 

Përmes këtij vendimi, Qeveria e Kosovës ka obliguar të gjitha deponitë dhe pikat shitëse të naftës dhe derivateve të naftës, të mbajnë në çdo kohë në stoqe së paku 5 % të kapaciteteve të tyre deponuese, për qëllime të rezervave emergjente.

 

Gjithashtu vendimi e obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Inspektorati i Tregut Qendror dhe Lokal, Administrata Tatimore e Kosovës,

 

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe organet e tjera të administratës shtetërore, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi. Ky vendim do të jetë fuqi që nga sot (2 mars) deri më 31 maj të këtij viti.

 

Kërkesat e Shoqatës së naftëtarëve:

Të pezullohet vendimi nga Qeveria

Kushtetutshmëria se a janë përmbushur kushtet ligjore nga neni 11 në të cilën thirret vendimi.

 

Mbi çfarë studimi është bërë përcaktimi i 6 për qind

Shoqata është e gatshme të japë kontributin për të hartuar një vendim të ri në të mirë të konsumatorëve dhe shoqatës.

 

Nëse nuk pezullohet vendimi do të shqyrtohet mundësia për pezullim të aktivitetit për periudhë 90 ditore. Këto kërkesa do t’ia paraqesin Ministres së Tregtisë dhe Industrisë në takimin që do të mbahet në ora 14:30.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/naftetaret-kunder-vendimit-per-kufizimin-e-cmimit-i-drejtohen-qeverise-me-kerkesa-konkrete/


Më të lexuarat