Secondary Adv

Perpunuesit e qumeshtit kerkojne heqjen e akcizes se gazit

Shoqata e Industrisë të Përpunimit të Qumështit kërkon heqjen e akcizës të gazit 6 lekë/litër që nis zbatimin nga 1 korriku 2022.

 

Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrave të MFE Delina Ibrahimaj dhe MBZHR Frida Krifca përpunuesit pohojnë se aktualisht po vuajnë rritjen shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, energjisë dhe lëndëve të para në tregjet e huaja.

 

Duke marrë në konsideratë edhe efektet e luftës Rusi-Ukrainë në tregjet e huaja, Shoqata e Industrisë të Përpunimit të Qumështit kërkon që qeveria të marrë masa imediate në mbrojtje të prodhuesve vendas.

 

Më herët industria kërkoi gjithashtu që skema kombëtare për subvencionet në blegtori të jenë të orientuara mbi bazë prodhimi për litër qumësht, ashtu siç po zbatohen në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Për të përballuar rritjen e kostove të prodhimit nga rritja e çmimit të qumështit dhe lëndëve të tjera, Shoqata kërkoi edhe reduktimin e TVSh në shitje 6% ose kthimin e TVSH të rimbursueshme në masën 20% pasi këto ndryshime fiskale nuk do të lejonin rritjen e çmimeve për konsumatorin, si dhe produktet shqiptare do të ishin të konkurrueshme me produktet e rajonit.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/perpunuesit-e-qumeshtit-kerkojne-heqjen-e-akcizes-te-gazit-6-leke-liter-shoqata-godet-prodhimin-vendas/


Më të lexuarat