Secondary Adv

Sot raundi i dyte i takimit Ukraine-Rusi, ndryshon vendi i takimit

Nuk na ndajnë shumë minuta nga takimi i dytë mes delegacionit ukrainas dhe atij rus.

 

Siç raporton The Kyiv Indipendent, takimi i dytë mes delgacioneve të dy vendeve do të mbahet sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë. Në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, delegacionet e Kievit dhe Moskës u ulën në bisedime për herë të parë.

 

Për më shumë se tre orë delegacionet diskutuan në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë ku synimi kryesor ishte ulja e tensioneve dhe hapja rrugë së zgjidhjes me dialog të krizës ukrainase.

 

Pala ukrainase vuri si kusht për vazhdimin e bisedimeve, armëpushimin e menjëhershëm. Përfaqësuesit e Kievit po ashtu kërkuan edhe tërheqjen e trupave Ruse nga Ukraina.

 

Pasi bisedimet kanë përfunduar përfaqësuesit e të dy vendeve janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime. Raundi i dytë i bisedimeve” mes Moskës dhe Kievit sot do të mbahet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

 

Dje u raportua gjithashtu se pritej një takim mes dy delegacioneve, por kjo nuk ndodhi. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, raportoi të mërkurën se delegacioni rus ishte nisur drejt vendit ku pritet të mbahej takimi i dytë Ukrainë – Rusi.

 

Reuters për këtë e kishte cituar agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë, Belta. Për një takim të mundshëm dje kishte raportuar edhe mediumi britanik The Guardian./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat