Secondary Adv

MB njofton: Qytetareve te 6 bashkive do tu prodhohen karta ID te pershpejtuara

Ministria e Brendshme njofton se qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, do t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar.

 

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura. Theksojmë se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

 

Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat