Secondary Adv

Ukraine: Lideret boterore denojne sulmin rus ne centralin berthamor

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë, Zaporizhzhia.

 

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase. “Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.

 

Vlen të përmendet se një zjarr shpërtheu në fabrikë më herët pas një sulmi me granatime ruse. Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë për rrezikim të gjithë kontinentit, pas forcat e saj kanë sulmuar një central bërthamor, i cili është përfshirë nga flakët.

 

Zjarri ka shpërthyer në centralin bërthamor Zaporizhzhia – më i madhi në Evropë – pas sulmeve ruse. Autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë arritur të shuajnë zjarrin, por që trupat ruse tani kanë marrë kontrollin e tij.

 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se sulmi i pamatur i Rusisë mund të rrezikojë drejtpërdrejt sigurinë e gjithë Evropës.

 

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka bërë thirrje Moskës që të ndalë aktivitetet në këtë zonë, derisa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia, duhet të ndalen menjëherë./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat