NATO: Nuk futemi ne lufte, kemi pergjegjesi per 1 miliard njerez
Nga selia qendrore e Aleancës në Bruksel NATO i pati shumë të qarta mesazhet sot ndaj Putinit për luftën që ai po bën në Ukrainë.
Pjesë e takimit të jashtëzakonshëm sot ishin edhe BE, Finlanda dhe Suedia, me 2 kombet e fundit që Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se do të marrin pjesë në çdo takim tani e tutje. Teksa paralajmëroi se ditët në vazhdim "ka të ngjarë të jenë më keq" në Ukrainë, Stoltenberg i bëri thirrje Putinit të tërhiqet.
“Ne i bëjmë thirrje presidentit Putin që të ndalojë menjëherë këtë luftë, të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë tani”, tha ai.
Pas takimit të jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, Stoltenberg tha se NATO “nuk është pjesë e këtij konflikti”, por ka një “përgjegjësi për të siguruar që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës”.
Ai nënvizoi se aleanca ka përgjegjësi për jetën e 1 miliard njerëzve. Në takimin e sotëm ministrat ranë dakord se marrëdhënia e NATO me Rusinë tani ka "ndryshuar rrënjësisht" në planin afatgjatë. Stotltenberg tha se Rusia rrezikon edhe vende si Gjeorgjia apo Bosnje-Hercegovina.
"Vende të ndryshme. Ne kemi parë Rusinë të përpiqet që me fuqinë e saj t'i intimidojë por edhe duke ndërhyrë në çështje të brendshme. Gjeorgjia ka qenë e pushtuar nga Rusia.
Në Moldavi ka trupa ruse pa konsensus. Kështu që edhe përpara pushtimit rus të Ukrainës këta vende përballeshin me rrezik por rreziku është shtuar dhe për këtë arsye duhet të shikojmë se çfarë duhet të bëjmë si NATO", tha ai./Burimi: Shqiptarja.com