Secondary Adv

Zgjedhjet e 6 Marsit, perfundon numerimi ne 2 Bashki, rezultatet

Shkon në 2 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme.

 

Pas Vorës Partia Socialiste ka siguruar fitoren edhe në Rrogozhinë e cila tashmë ka përfunduar. Procesi vijon në Shkodër, Lushnje, Durrës e Dibër por nuk pritet të ketë surpriza dhe Partia Socialiste duket se po korr një fitore bindëse, përveçse në Shkodër ku duket se po shkon drejt fitores kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës.

 

Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet nëse Spahia në rastin konkret nuk merr 1300 vota më shumë se Angoni e PS. 

 

Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë. Ajo që vihet re gjithashtu është një rritje e Partisë Socialiste thuajse në të gjitha bashkitë. 

 

Shqiptarja.com sjell në kohë reale jo vetëm rezultatin por edhe krahasimin me zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet përgjithësisht ishin të rregullat ku problemet më së shumti ishin për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike.

 

Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.33% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në 3 qendra në Shkodër u anulua votimi për shkak të motit të keq, ku komisionerët mbetën të bllokuar prej orësh në dëborë dhe se ishte e pamundur të çonin materialet./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat