Cmimi i bukes po rritet artificialisht, Shoqata apel furrave
Furrat e bukës kanë filluar të shesin produkte me çmime të rritura.
Sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave kjo rritje është artificiale pasi është vënë re një diferencë shumë e madhe e çmimit midis shitjes nga fabrikat dhe çmimit që blihet furrat.
“Ky është në përgjithësi një abuzim që nuk justifikohet për kushtet konkrete kur të gjithë ne duhet të mbajmë barrën më të madhe, në mënyrê që tek klientët tanë të mos shkojë shumë e ashpër rritja e çmimit të bukës.
Ne ju bëjmë thirrje të gjithë menaxherëve dhe tregtarëve që marrin miellin nga fabrikat dhe e dërgojn në furrat e bukës, të bëjnë kujdes në këto moment, të gjithë ne jemi pjesë zinxhir i furnizimit të popullit me bukë, dhe të gjithe ne duhet tē sillemi me pergjegjësi në keto situata të veshtira.
Situatat mund të vijnë edhe të rendohen, ndaj neve të gjithë duhet të mendojmë qe popullit të mos rrisim artificialisht çmimin e bukës”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.
Sipas kësaj shoqate në disa rrethe furnizim me miell po bëhet nga persona të veçantë te cilët po bëjnë rolin e sekserit, duke u futur në treg dhe duke rritur artificialisht çmimin e miellit në furrat e bukës.
Për këtë arsye u bëhet apel furrave të bukës, që para se të bëjne furnizimin me miell, të bëjnë verifikimin e duhur pranë fabrikave, në mënyrë që të kuptojnë se me cfarë çmimi del mielli nga fabrika dhe me çfarë çmimi vjen ne furrë, në mënyrë që të mund të ndalohet abuzimi me çmimin nga ana e ketyre seksereve.
Sipas Shoqatës, të gjithë furrat duhet të jenë të kujdeshme që mos rrisin çmimin për konsumatorët, pasi mund të vijnë situata më të vështira./Burimi:Scan