Secondary Adv

Perfundon numerimi ne Diber, pritet rezultati edhe ne dy Bashki

Shkon në 4 numri i bashkive që e kanë mbyllur procesin e numërimit të votave pas procesit zgjedhor të ditës së djeshme. 

 

Deri më tani, janë numëruar 100 kuti votimi nga 101 në total. Spahiu ka marrë gjithsej 13 955 vota duke kryesuar në këtë mënyrë na kandidatët e tjerë. Një nga kutitë është e pa numëruar pasi është e konstatuar se ka qenë e thyer.

 

Në këtë bashki, ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, Rahim Spahiu me logon e PS, Luan Haka me logon e PD, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi dhe Dritan Torba i Lëvizjes së Re.

 

Rezultatet:

Kandidati i PS Rahim Spahiu – 13 955 vota

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Premtim Kryemadhi 4478 vota

 

Kandidati i PD Luan Haka 4437 vota

Dritan Torba – 99 vota./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat