Lufta, Rama: Te pergatitemi edhe per shkurtime te energjise dhe naftes
Kryeministri bëri me dije krijimin e një komitet ndërministror për përballimin e pasojave që do të sjellë lufta në Ukrainë.
'Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO edhe më gjerë sesa vendet e NATO në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit.
Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi thellimit të krizës energjitike vjen duke u rritur çdo ditë.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë
"Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa.
Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë.
Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komunitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. ‘Një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.
Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit.
Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitik e Rusisë në ato moment e për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokabrure ishte preludi i një agresioni të armatosur.
Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus.
Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera.’- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com