Lufta ne Ukraine, Bashkimi Europian ne prag te krizes per gaz
Bashkimi Europian është në prag të një krize në rritje të gazit, e rënduar së tepërmi nga varësia prej Rusisë.
Kjo situatë pritet të paralajmërohet publikisht nga Brukseli teksa Unioni po përpiqet të nxisë kursimin e energjisë dhe orientimin drejt energjisë së rinovueshme.
“The Guardian” raporton se ka parë një draft dokument mbi çmimet e energjisë në BE, i cili do të publikohet të martën ku shkruhet se: “Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike do të mbeten të larta dhe të paqëndrueshme të paktën deri në vitin 2023.
Krahasuar me perspektivën e vjeshtës së kaluar, situata është përkeqësuar.” Së bashku me pjesën tjetër të botës, BE është përballur me rritjen e çmimeve të energjisë për muaj të tërë, por pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur varësinë e Evropës nga gazi.
Unioni importon 40% të gazit të tij nga Rusia, një shifër e pandryshuar në më shumë se 15 vjet. Dokumenti i politikave, i zbuluar nga The Guardian, konfirmon gjithashtu se autoritetet e konkurrencës së BE po hetojnë kompaninë shtetërore ruse të energjisë Gazprom për mënyrën se si ka bërë biznes./Burimi: Lexo.al